Bota

VIDEO/ Prej tre ditësh e zhdukur, shqiptari nga Zvicra bën thirrje për ndihmë: Vajzën ma rrëmbeu një boshnjake, e kam denoncuar por s'kam marrë përgjigje

Xhavit Podvorica gjatë videos shpjegon se vajzën e tij e kanë rrëmbyer prej tre ditësh ndërsa bën apel për shqiptarët që ta ndohmojnë për çdo informacion.

15 Shkurt 2024, 17:00 Nga N.F
VIDEO/ Prej tre ditësh e zhdukur, shqiptari nga Zvicra bën thirrje
Xhavit Podvorica

ZVICËR- Një baba nga Kosova përmes një video mesazh në "Facebook" ka ndarë me ndjekësit lajmin për rrëmbimin e vajzës së tij. Xhavit Podvorica gjatë videos shpjegon se vajzën e tij e kanë rrëmbyer prej tre ditësh ndërsa bën apel për shqiptarët që ta ndihmojnë me ndonjë informacion rreth saj.

Podvorica jeton prej vitesh në Zvicër ku ka ndodhur edhe rrëmbimi i vajzës. Për rrëmbimin e vajzës ai akuzon një 20-vjeçare boshnjake. Ai gjithashtu deklaron se rastin e ka denoncuar ne polici, por nuk ka marr asnjë përgjigje.

“Jam Xhavit Podvorica, që tri ditë më është rrëmbyer vajza. E Kam bërë denoncimin në polici por nuk kam marr asnjë përgjigje. Vajza ime është rrëmbyer nga një femër me prejardhje nga Bosnja, një 20-vjeçare,” thotë ai në video.

zvicer rrembim xhavit podvorica

Sondazh

Poll