Bota

Amnesty International: Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët e paligjshme dhe e rrezikshme, të reagojnë intistucionet europiane

Nënzivohet se instutucionet europiane duhet të reagojnë dhe ta ndalin atë

15 Shkurt 2024, 16:46 Nga S.N
Amnesty International: Marrëveshja Shqipëri-Itali për
Foto Ilustrim

ITALI- Amnesty International ka reaguar ratifikimin e marrëveshjes nga Parlamenti italian pëer marrëveshjen e emigrantëve Shqipëri Itali. Në komentin e Amnesty International thuhet se kjo marrëveshje është e paligjshme dhe e rrezikshme. Po ashtu në reagimin e organizatës nënzivohet se institucionet europiane duhet të reagojnë dhe ta ndalin atë.

Deklarata e Plotë:

“Individët që zbarkonin në Shqipëri dhe silleshin në qendrat atje, përfshirë refugjatët dhe azilkërkuesit, do të ndaloheshin automatikisht dhe nuk do të mund të dilnin nga qendrat deri në 18 muaj. Sipas ligjit ndërkombëtar, ndalimi automatik është në thelb arbitrar dhe për këtë arsye i paligjshëm. Sipas marrëveshjes, njerëzit do të mbaheshin në varka për ditë më shumë se ç'duhej gjatë transportimit në Shqipëri. Ky shtrembërim i rrezikshëm i rregullave të kërkim-shpëtimit mund të rrezikojë jetët dhe do të prekë njerëzit tashmë në një gjendje të pambrojtur duke pasur parasysh rrethanat e udhëtimeve të tyre, duke shënuar një kapitull të turpshëm për Italinë. Është koha që institucionet evropiane të pranojnë se marrëveshja Itali-Shqipëri do të krijonte një sistem të paligjshëm dhe të dëmshëm, i cili duhet të ndalet. Në vend që të rrisin vuajtjet e njerëzve, autoritetet duhet të sigurojnë akses në një procedurë efektive azili, pritje të përshtatshme dhe rrugë të sigurta e të rregullta.

Më 6 nëntor 2023, qeveria italiane nënshkroi një marrëveshje me Shqipërinë për ndërtimin e dy qendrave të paraburgimit në Shqipëri që do të përdoren për të ndaluar në mënyrë arbitrare personat e shpëtuar ose të përgjuar në det nga anijet shtetërore italiane. Marrëveshja synon të legalizojë ndalimin automatik të azilkërkuesve dhe të njerëzve që do të riatdhesohen me forcë, me qëllimin e deklaruar për të penguar kalimet detare. Më 24 janar, Dhoma e Deputetëve të Italisë miratoi ratifikimin e marrëveshjes, e cila më pas kaloi në Senat. Më 29 janar, Gjykata Kushtetuese në Shqipëri i dha dritën jeshile Kuvendit të Shqipërisë për ratifikimin e marrëveshjes.

marreveshja per emigrantet shqiperi-itali

Sondazh

Poll