Bota

Fermerët e Spanjës zbarkojnë traktorët në zemër të Madridit

Traktorët rrethuan Ministrinë dhe protestuesit mbanin pankarta në të cilat thuhej “Fermerët në luftë”.

15 Shkurt 2024, 17:53 Nga S.N
Fermerët e Spanjës zbarkojnë traktorët në zemër
Foto Ilustrim

SPANJË- Sindikatat bujqësore po vazhdojnë mobilizimin e tyre në shumë vende europiane, përfshirë këtu edhe Spanjën. Në Spanjë fermerët kanë krijuar një varg me traktorë përpara Ministrisë së Bujqësisë që ndodhet në “zemër të Maridit”, shkruajnë mediat e huaja.

Traktorët rrethuan Ministrinë dhe protestuesit mbanin pankarta në të cilat thuhej “Fermerët në luftë”. Ministri i Bujqësisë së Spanjës pritet të takohet ditën e sotme me krerët e tre sindikatave bujqësore atje.

Ditën e djeshme fermerët spanjollë demonstruan për të denoncuar vështirësitë e bujqësisë dhe bllokuan rrugët pothuajse në të gjithë vendin, nga jugu në veriperëndim dhe në verilindje.

Si fermerët në vendet e tjera të europës edhe ata të Spanjës po protestojnë për konkurrencën e pandershme nga vendet jashtë BE-së. Ata kanë ankesa për çmimet shumë të ulta të tregut të prodhimit të tyre dhe për mungesën e ndihmës shtetërore në këtë sektor.

spanje fermeret europiane

Sondazh

Poll