Bota

Putin nuk e fal komandatin e flotës në Detin e Zi: Ishte gabimi i tij i fundit, Solokov shkarkohet

15 Shkurt 2024, 16:55 Nga h.k
Putin nuk e fal komandatin e flotës në Detin e Zi: Ishte gabimi i tij
Foto ilustruese

RUSI-Komandanti i flotës ruse të Detit të Zi është shkarkuar pasi Ukraina tha se kishte shkatërruar një tjetër anije luftarake ruse, sipas raporteve të pakonfirmuara nga blogerët e luftës.

Inteligjenca ushtarake ukrainase tha të mërkurën që dronët e saj detarë sulmuan dhe fundosën anijen zbarkuese “Caesar Kunikov” në brigjet e gadishullit të Krimesë të aneksuar nga Moska.

Ndërkohë Osvedomitel dhe Dva Mayora, dy kanale të tjera Telegram që ofrojnë komente të vazhdueshme mbi luftën e Rusisë në Ukrainë, thanë se shkatërrimi Caesar Kunikov duket se ka qenë “gabimi i fundit” për eprorët e Sokolov.

Kievi, i cili kërkon të mbrojë rrugët e tij të anijeve dhe të parandalojë sulmet detare, pretendon se ka nxjerrë jashtë veprimit një të tretën e luftanijeve ruse të Detit të Zi që nga pushtimi.

Sokolov ka mbajtur disa poste të larta në Marinën Ruse dhe ka qenë në krye të një akademie detare në Shën Petersburg që nga viti 2020.

 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll