Bota

Putin për zgjedhjet presidenciale në SHBA: Joe Biden është më mirë për Rusinë

pyetur nga gazetari pro-Kremlinit Pavel Zurbin, për zgjedhjet që do të zhvillohen këtë vit në SHBA Putin tha se Biden do të ishte më mirë për Rusinë.

15 Shkurt 2024, 18:11 Nga S.N
Putin për zgjedhjet presidenciale në SHBA: Joe Biden është
Vladimir Putin

RUSI- Vladimir Putin tha në një intervistë se një presidencë si e Joe Biden është më e mirë për Rusinë sesa ajo e Donald Trump. I pyetur nga gazetari pro-Kremlinit Pavel Zurbin, për zgjedhjet që do të zhvillohen këtë vit në SHBA Putin tha se Biden do të ishte më mirë për Rusinë. “Sepse ai është një person më me përvojë, ai është i parashikueshëm, ai është një politikan i një formacioni të vjetër,” u shpreh Putin për Biden.

Megjithatë ai shtoi se Rusia do të punojë me çdo lider të SHBA-ve që fiton besimin e popullit amerikan.

Putin preferon Bidenin edhe pse Biden që prej fillimit të luftës Rusi-Ukrainë e ka cilësuar atë si një krimel lufte edhe pasi Donald Trump në një tubim fushate tha se inkurajon Rusinë të bëjë çfarë të dojë me vendet anëtare të NATO-s.

SHBA dhe aleatët e saj e rritën ndjeshëm mbështetjen ushtarake për Ukrainën vetëm në prag të pushtimit të shkurtit 2022, ndërsa forcat ruse u grumbulluan rreth kufijve të Ukrainës, veçanërisht duke nxituar dërgesat e armatimit antitank.

vladimir putin joe biden donald trump

Sondazh

Poll