Bota

Blinken mesazh Serbisë: Vazhdoni dialogun për të arritur një marrëveshje për normalizimin me Kosovën

Blinken për mes letrës i ka kërkuar Serbisë që të zbatojë zotimet e saj dhe t’i përmbahet dialogut të BE-së për çështjen e Kosovës.

15 Shkurt 2024, 17:32 Nga N.F
Blinken mesazh Serbisë: Vazhdoni dialogun për të arritur një
Blinken

SERBI- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken përmes një letre ka uruar popullin serb për ditën e shtetësisë dhe njëkohësisht ka e inkurajuar që të arrijë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Blinken për mes letrës i ka kërkuar Serbisë që të zbatojë zotimet e saj dhe t’i përmbahet dialogut të BE-së për çështjen e Kosovës.


“Ne mbështesim qëllimin tuaj për t’iu bashkuar BE-së dhe presim bashkëpunim me qeverinë e re të Serbisë dhe partnerët evropianë të cilët do ta ndihmojnë Serbinë të përmbushë kriteret për anëtarësim. SHBA inkurajon Serbinë që të përmbushë obligimet e saj dhe të vazhdojë dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin me Kosovën”, thuhet në mesazhin e Blinken.

Blinken mesazh Serbisë: Vazhdoni dialogun për të arritur një

blinken serbia kosova marreveshje

Sondazh

Poll