Politike

Me 72 vota pro dhe 2 abstenim kaloi mes kaosit ligji për bastet sportive/ Kush janë dy deputetët që "tradhtuan" mazhorancën?

Votimi i Braçes ishte i paralajmëruar, pasi ai kërkoi shtimin e disa amendamendeve në ligj, të cilat nuk u morën parasysh. Ndërsa votimi i Xhafaj u vendos sot në sallën e seancës plenare.

15 Shkurt 2024, 14:25 Nga r.ll
Me 72 vota pro dhe 2 abstenim kaloi mes kaosit ligji për bastet sportive/
kuvendi

TIRANË- Në seancën e sotme plenare mes kaosit, zhurmueseve dhe protestës së opozitës u miratua vetëm me mazhorancën, ligji për lojërat e fatit. Ligji u kalua me 72 vota pro dhe vetëm 2 abstenim. Deputetët Erion Braçe dhe ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj nuk dhanë "jeshile" gjatë procesit të votimit. 

Votimi i Braçes ishte i paralajmëruar, pasi ai kërkoi shtimin e disa amendamendeve në ligj, të cilat nuk u morën parasysh. Ndërsa votimi i Xhafaj u vendos sot në sallën e seancës plenare.

Projektligji  “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr 155/2045 për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”, ishte planifikuar që të votohej gjatë seancës së 8 shkurtit, por për arsye që nuk u qartësuan kurrë, u hoq nga rendi i ditës në Parlament me kërkesë të Partisë Socialiste.

seance plenare 15 shkurt 2024 erion braçe fatmir xhafaj

Sondazh

Poll