Politike

Kuvendi miratoi projektligjin për bastet, nënkryetari i Partisë së Lirisë: Biznes që do të përdoret për blerjen e zgjedhjeve

Projektligji u miratua mes kaosit me 72 vota pro dhe 2 abstenim.

15 Shkurt 2024, 11:45 Nga M.B

 

Kuvendi miratoi projektligjin për bastet, nënkryetari i Partisë
Endrit Braimllari

 

TIRANA- Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari ka reaguar pas miratimit në Kuvend të ligjit për bastet. Projektligji u miratua mes kaosit me 72 vota pro dhe 2 abstenim.

Braimllari tha se Rama nuk ka merakun e qytetarëve por shqetësimi i tij ishte dhe është monopoli i lojërave të fatit si biznes personal i familjes së tij.

Postimi i plotë:

Lojerat e fatit kalojnë me votën e Rilindjes në Parlament. Kur Edi Rama mori vendimin për ti ndaluar disa vite më parë e kemi denoncuar si një akt i cili nuk ka qëllim ndalimin lojërave të fatit, që sipas Ramës në atë kohë po shkatërronin familjet e shqiptarëve, por strukturimin e tyre për ta kthyer në biznes monopol të Edi Ramës. Biznes i cili do të përdoret gjerësisht në fushatë për të blerë zgjedhjet. Rama nuk ka merakun e qytetarëve por shqetësimi i tij ishte dhe është monopoli i lojërave të fatit si biznes personal i familjes së tij.

kuvendi bastet

Sondazh

Poll