Politike

Blinken në Tiranë, Ambasada e SHBA-ve konfirmon takimin me drejtuesit e drejtësisë: Vizitë historike!

Ambasada i ka uruar mirëseardhjen Sekretarit Blinken, duke e cilësuar vizitën historike.

15 Shkurt 2024, 12:21 Nga M.B
Blinken në Tiranë, Ambasada e SHBA-ve konfirmon takimin me drejtuesit
Antony Blinken

TIRANA- Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar pas mbërritjes në Shqipëri, të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Ambasada i ka uruar mirëseardhjen Sekretarit Blinken, duke e cilësuar vizitën historike.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Ambasada tregon edhe axhendën e Blinken-it ditën e sotme në Tiranë.

“Mirësevjen në Shqipëri Antony Blinken. Gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të takohet me Presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe do të marrë pjesë në një aktivitet të veçantë rinor në Piramidën e Tiranës, duke festuar të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. Ai do të takohet gjithashtu me drejtues të drejtësisë dhe komunitetin e Ambasadës. Na ndiqni gjatë gjithë kësaj vizite historike", shkruan ambasada e SHBA në rrjetin X.

shba antony blinken

Sondazh

Poll