Politike

Nisin takimet zyrtare, Blinken shkon në ambasadën amerikane në Tiranë

Në orën 14:15 do të zhvillojë takim me afganët e strehuar në Shqipëri.

15 Shkurt 2024, 13:40 Nga r.ll
Nisin takimet zyrtare, Blinken shkon në ambasadën amerikane në
foto nga ambasada amerikane

TIRANË- Kanë nisur takimet zyrtare të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë. Siç edhe u bë e ditur nga axhenda e publikuar më herët, takimi i parë po zhvillohet në ambasadën e SHBA-së në Tiranë. Autokolona e blinduar e Blinken ka hyrë rreth orës 13:35 në Ambasadën e SHBA-së. Në orën 14:15 do të zhvillojë takim me afganët e strehuar në Shqipëri.

Më vonë sekretari amerikan do të zhvillojë takime edhe me drejtuesit e drejtësisë në vend, kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj. 

Gjithashtu sot pritet që Blinken të firmosë edhe dy marrëveshje. Sipas DASH, vizita do të përqendrohet pikërisht tek e ardhmja e Shqipërisë dhe e Ballkanit Perëndimor. Ndërkohë ish-ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, e cila mban tashmë detyrën e zv.ndihmës sekretares së Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, e cilësoi vizitën një celebrim të partneritetit të Shqipërisë me SHBA-të. 

Kujtojmë se kjo është vizita e parë e Antony Blinken në Shqipëri, ndërsa është vizita e gjashtë e një sekretari amerikan në vend. Në kuadër të kësaj vizite, janë marrë edhe masa nga ana e policisë, ku 1500 efektivë do të jenë në gatishmëri, ndërsa disa rrugë janë të bllokuara për drejtuesit e mjeteve. 

 

antony blinken tirane

Sondazh

Poll