Politike

Krijimi i "Koalicionit të Opozitës së Bashkuar", zhvillohet nesër takimi i partive opozitare

Mbledhja pritet të zhvillohet në orën 12:00, me qëllim krijimin e Koalicionit të Opozitës së Bashkuar.

15 Shkurt 2024, 13:48 Nga r.ll
Krijimi i "Koalicionit të Opozitës së Bashkuar",
flamur noka dhe gazment bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi dhe deputeti Flamur Noka do të zhvillojnë nesër një takim me partitë e vogla opozitare. Mbledhja pritet të zhvillohet në orën 12:00, me qëllim krijimin e Koalicionit të Opozitës së Bashkuar.

NJOFTIMI:

Nesër e premte, ora 12:00, në sallën “Antigonea”, Hotel Rogner, do të zhvillohet takimi i partive politike të opozitës, për krijimin e Koalicionit të Opozitës së Bashkuar.  

Takimi në pjesën e parë do të jetë i hapur për mediat. 

Ju falenderoj!

Kujtojmë se Bardhi dhe Noka kanë nisur nga Shkodra me takimet me bazën për të organizuar protestën e 20 shkurtit. Ata thanë se Shkodra u zgjodh si simbolikë, pasi nga ky qytet kanë nisur të gjitha revoltat.

partia demokratike koalicioni opozita e bashkuar gazment bardhi

Sondazh

Poll