Politike

FOTO/ Sekretari amerikan Antony Blinken mbërrin në Rinas, pritet nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani

Sipas axhendës së sekretarit, ai bashkë me stafin e tij do të qëndrojë për rreth 8 orë, ku do të zhvillojë takime me kryeministrin Edi Rama, presidentin Bajram Begaj dhe përfaqësuesit e ambasadës amerikane në Shqipëri. 

15 Shkurt 2024, 11:13 Nga r.ll
FOTO/ Sekretari amerikan Antony Blinken mbërrin në Rinas, pritet nga
antony blinken

TIRANË- Sekretari amerikan i shteti, Antony Blinken ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, ku do të pritet nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani. Sipas axhendës së sekretarit, ai bashkë me stafin e tij do të qëndrojnë për rreth 8 orë në Tiranë. Ai do të zhvillojë takime me kryeministrin Edi Rama, presidentin Bajram Begaj dhe përfaqësuesit e ambasadës amerikane në Shqipëri. 

Në kuadër të kësaj vizite, janë marrë edhe masa nga ana e policisë, ku 1500 efektivë do të jenë në gatishmëri, ndërsa disa rrugë janë të bllokuara për drejtuesit e mjeteve. Gjithashtu sot priten të firmosen edhe dy marrëveshje. Pas Tiranës, Blinken do të udhëtojë drejt Mynihut. 

Sipas DASH, vizita do të përqendrohet pikërisht tek e ardhmja e Shqipërisë dhe e Ballkanit Perëndimor. Ndërkohë ish-ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, e cila mban tashmë detyrën e zv.ndihmës sekretares së Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, e cilësoi vizitën një celebrim të partneritetit të Shqipërisë me SHBA-të. Kujtojmë se kjo është vizita e parë e Antony Blinken në Shqipëri, ndërsa është vizita e gjashtë e një sekretari amerikan në vend. 

 

 

antony blinken

Sondazh

Poll