Art&Argëtim

“Çdo qen do ta marrë atë që meriton”, reperët izraelitë bëjnë thirrje për vdekjen e Dua Lipës, kënga merr miliona shikime

Këto thirrje ekstreme reperët izraelit i bëjnë në këngën e tyre “Harbu Darbu” duke i bërë dy vajzat “përgjegjëse” për sulmet e Hamasit që ndodhën më 7 tetor.

15 Shkurt 2024, 13:02 Nga M.B
“Çdo qen do ta marrë atë që meriton”,
Reperët izraelit, Bella Hadid dhe Dua Lipa

IZRAEL- Dy reperë izraelitë, një djalë dhe një vajzë bëjnë thirrje për vdekjen e këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipa dhe modeles së njohur, gjysmë palestineze,Bella Hadid. Këto thirrje ekstreme reperët izraelit i bëjnë në këngën e tyre “Harbu Darbu” duke i bërë dy vajzat “përgjegjëse” për sulmet e Hamasit që ndodhën më 7 tetor. Kënga cilësohet si kolona zanore jozyrtare e luftës në Gaza, ndërsa reperja Ness dhe reperi Stila përmendin në hebraisht një listë të njerëzve që ata thonë se janë “përgjegjës për sulmet e Hamasit”.  “The Times” zbulon se kënga e reperëve kundër këngëtares dhe modeles ka marrë më shumë se 18 milionë shikime në YouTube, dyfishi i popullsisë së Izraelit, që nga publikimi nëntorin e vitit të kaluar.

“Çdo qen do ta marrë atë që meriton”, thonë reperët në këngë, duke përmendur Hassan Nasrallahin, liderin e Hezbollahut, Mohammed Deifin, udhëheqësin e Brigadave të Hamas Al-Qassam dhe Ismail Hanin, presidentin e krahut politik të Hamasit.

dua lipa bella hadid

Sondazh

Poll