Art&Argëtim

VIDEO/ Ja çfarë i thanë Taylor Swift dhe Travis Kelce njëri-tjetrit pas ndeshjes

Përveç fitores, Kelce ishtë më tepër i fokusuar tek Swift dhe sakfrifica e saj e madhe.

14 Shkurt 2024, 13:03 Nga S.B
VIDEO/ Ja çfarë i thanë Taylor Swift dhe Travis Kelce
Travis Kelce dhe Taylor Swift

SHBA- Ylli i NFL Travis Kelce falenderoi të dashurën e tij Taylor Swift që udhëtoi nga Japonia për në Las Vegas vetëm për të parë atë të luajë dhe fitojë Super Bowlin e këtij viti. Në një video të shpërndarë nga NFL në X, duket çifti duke u përqafuar e puthur teksa festonin fitoren e Kansas City Chiefs. Përveç fitores, Kelce ishtë më tepër i fokusuar tek Swift dhe sakfrifica e saj e madhe.

“Faleminderit për suportin, faleminderit që erdhe, faleminderit që ja dole të vije nga ana tjetër e botës për mua. Je më e mira zemër.”

Këngëtarja e “Anti-hero” vazhdoi të përqafonte të dashurin e saj duke i treguar njëkohësisht sesa krenare ishte për të.

“Nuk mund ta besoj. Nuk mund tëtë besoj. Oh zot.” tha Swift.

Në një moment Kelce e mori Swift veçmas nga turma për ta pyetur se si i ishte dukur loja, kur ajo e kapi atë nga shpatullat dhe i tha se ishte e pabesueshme.

taylor swift travis kelce super bowl

Sondazh

Poll