Art&Argëtim

Donte t'i vidhte vëmendjen, Taylor Swift dëboi Kanye West nga Super Bowl

Marshall një njohës i mirë i NFL-së pranoi që Kanye po e vendoste veten në mënyrë strategjike përballë Taylor për të bombarduar dhe prishur çdo filmim të sajin gjatë transmetimit të lojës.

14 Shkurt 2024, 12:24 Nga S.B
Donte t'i vidhte vëmendjen, Taylor Swift dëboi Kanye West nga
Taylor Swift

SHBA- Këngëtarja Taylor Swift dyshohet se dëboi reperin Kanye West nga Super Bowl pasi reperi u përpoq ti vidhte vëmendjen të dielën mbrëma, ka pohuar ish-ylli i NFL, Brandon Marshall. Thuhet se Swift ka bërë një telefonatë urgjente që të nxirrej Kanye jashtë pasi ai bleu me qëllim vende në stadiumin 'Allegiant' të Las Vegasit që ishin pikërisht përpara saj, shumë afër me njëri-tjetrin.

Këngëtarja e 'Anti-Hero' e cila brohoriti të dashurin e saj Travis Kelce dhe Kansas City Chiefs për fitoren kundër San Francisco 49ers ishte e pozicionuar në një zonë VIP me miqtë e saj të famshëm si Blake Lively, Ice Spice dhe Lana Del Rey, si dhe familja e Kelces. Marshall një njohës i mirë i NFL-së pranoi që Kanye po e vendoste veten në mënyrë strategjike përballë Taylor për të bombarduar dhe prishur çdo filmim të sajin gjatë transmetimit të lojës.

"Kanye po përpiqej të shfrytëzonte famën e saj," tha Marshall në podkastin "I AM ATHLETE". "Kështu që Taylor shqetësohet, bën dy tre telefonata dhe si përfundim del Kanye jashtë.”

Megjithatë, nëse është e vërtetë, incidenti përfaqëson një fitore për Swift-in në sherrin e saj shumëvjeçar me reperin kontrovers duke filluar nga viti 2009 kur Kanye hyri në skenë në VMA dhe e turpëroi Taylor-in teksa po merrte një çmim për videon më të mirë.

taylor s taylor swift kanye west

Sondazh

Poll