Art&Argëtim

Zgjohet Doja Cat, poston foto nga dhoma e saj pas skandalit të dhunës nga i vëllai

Doja kishte kapur flokët e saj bjond me një rrip gri në mënyrë të çrregullt.

14 Shkurt 2024, 14:06 Nga S.B
Zgjohet Doja Cat, poston foto nga dhoma e saj pas skandalit të dhunës
Doja Cat

SHBA- Këngëtarja e njohur Doja Cat mori disa poza teksa shkrepi një seri fotosh të improvizuara në dhomën e saj të gjumit. Reperja, 28-vjeçare, kishte veshur një palë streçe të bardha gjysmë të tejdukshme me të brendshme të zeza, dhe një triko gri me shpinën e hapur. Doja kishte kapur flokët e saj bjond me një rrip gri në mënyrë të çrregullt.

Tek fotografitë vihet re edhe një kryq i varur në murin e dhomës së saj, duke dashur ti tregojë publikut se ajo është besimtare dhe jo "sataniste" siç e quajnë fansat e saj kohët e fundit. Këto foto vijnë pas përpjekjes së pasuksesshme të Dojas për të marrë një urdhër të përhershëm ndalimi ndaj vëllait të saj të madh Raman Dlamini. Raman, 30 vjeç, ka qenë fizikisht dhe verbalisht abuzues me yllin e pop-it,dhe ajo ndihej e pasigurt rreth tij.

Sawyer nëna e Doja Cat tha se Raman ka shkatërruar dhe vjedhur pronën dhe kishte sulmuar verbalisht Doja Cat, emri i vërtetë i së cilës është Amala Ratna Zandile Dlamini, në një mënyrë shumë degraduese dhe poshtëruese. Sawyer tha se sjellja e djalit të saj e kishte lënë atë në një gjendje ankthi dhe frike të vazhdueshme.

Zgjohet Doja Cat, poston foto nga dhoma e saj pas skandalit të dhunës
Doja Cat

doja cat

Sondazh

Poll