Art&Argëtim

"Çfarë po ndodh me fytyrën e saj?"/ Fansat 'kryqëzojnë' Megan Fox

Në foto aktorja e ‘Transformers’ shfaqej me flokë rozë të kapura lart, një varse metalike pas qafës si dhe e veshur me një bluze me dorë skeleti.

14 Shkurt 2024, 16:05 Nga S.B
"Çfarë po ndodh me fytyrën e saj?"/ Fansat
Megan Fox

SHBA- Aktorja e famshme Megan Fox u bë trend në mediat sociale të martën pasi fansat pretenduan se nuk e njohën atë në fotot e sapo postuara nga mbrëmja e së dielës në klubin e natës Zouk në Las Vegas. Aktorja 37-vjeçare e lindur në Tenesi, Oak Ridge, shoqwrohej nga i fejuari i saj Machine Gun Kelly, 33 vjeç, teksa festonin me miqtë e tyre tw famshëm Taylor Swift dhe Travis Kelce pasi Kansas City Chiefs fitoi Super Bowl-in e tyre të dytë radhazi.

Në foto aktorja e ‘Transformers’ shfaqej me flokë rozë të kapura lart, një varse metalike pas qafës si dhe e veshur me një bluze me dorë skeleti. Një numër i madh fansash thanë se Fox nuk dukej si ajo, dhe se fytyra e saj dukej komplet ndryshe.

Një përdorues tha, 'Ku është Megan Fox?'

Përdorues të shumtë theksuan prirjen e deklaruar të Fox për konsumimin e gjakut dhe marrëdhënien me MGK si një arsye të mundshme për ndryshimin e perceptuar në pamje. Disa përdorues të mediave sociale lanë të kuptohet se pamja e re e Fox ishte rezultat i operacioneve plastike. Një fans ka postuar një foto të vjetër të aktores, duke pyetur se çfarë kishte ndodhur me pamjen e saj.

"Çfarë po ndodh me fytyrën e saj?"/ Fansat
Megan Fox dhe MGK

megan fox

Sondazh

Poll