Art&Argëtim

Refuzoi të merrte pjesë në filmin e saj, Jennifer Lopez 'nxjerr zbuluar' Khloe Kardashian

Nuk dihet me siguri se çfarë roli mund ti jetë ofruar Khloes në film, por kjo e fundit nuk ka folur apo postuar publikisht deri në këtë moment.

14 Shkurt 2024, 12:24 Nga S.B
Refuzoi të merrte pjesë në filmin e saj, Jennifer Lopez
Khloe Kardashian dhe Jennifer Lopez

SHBA- Këngëtarja e njohur Jennifer Lopez ka realizuar disa intervista për të promovuar filmin e saj të ri shoqërues muzikor “This Is Me Now” dhe ajo tregoi se Khloe Kardashian refuzoi një rol. Ajo zbuloi se i kishte ofruar role disa prej personazhe të famshëm të Hollivudit dhe disa e refuzuan, njëra prej të cilave ishte Khloe Kardashian.

Nuk dihet me siguri se çfarë roli mund ti jetë ofruar Khloes në film, por kjo e fundit nuk ka folur apo postuar publikisht deri në këtë moment. Lajmi vjen gjithashtu pasi Lopez zbuloi kohët e fundit se kishte shpenzuar paratë e saj për të financuar filmin, dhe thuhet se ajo shpenzoi mbi 20 milionë dollarë. Sa i përket refuzimit të roleve të Kardashian dhe të tjerëve për filmin, ajo pranoi se shumë prej tyre nuk u pëlqen ta shfaqin veten, madje edhe dikush në familjen më të fotografuar në botë siç janë Kardashians.

"Njerëzit kanë frikë të ndërmarrin iniciativa të reja dhe e kuptoj. Më mori shumë kohë. Jam e frikësuar por unë nuk e shfaq frikën, ky është sekreti i gjithë karrierës sime”, pranoi Lopez.

Lopez zbuloi gjithashtu se shpenzoi milionat e saj për të financuar jo vetëm albumin This Is Me... Noë, por edhe filmin This Is Me... Noë: A Love Story dhe në fund dokumentarin The Greatest Love Story Never Told.

Refuzoi të merrte pjesë në filmin e saj, Jennifer Lopez
posteri i filmit

jennifer lopez khloe kardashian

Sondazh

Poll