Art&Argëtim

Yjet e Hollivudit festojnë Shën Valentinin, ja si u veshën ato

Ato postuan menjëherë në mediat e tyre sociale për të shpërndarë shënime dashurie për ndjekësit e tyre besnikë.

14 Shkurt 2024, 19:15 Nga S.B
Yjet e Hollivudit festojnë Shën Valentinin, ja si u veshën ato
foto ilustruese

SHBA- Festa vjetore e dashurisë Dita e Shën Valentinit kur vajzat dhe gratë marrin kuti me çokollata, bizhuteri diamanti dhe trëndafila të kuq kaloi edhe nga yjet e Hollivudit. Ato postuan menjëherë në mediat e tyre sociale për të shpërndarë shënime dashurie për ndjekësit e tyre besnikë.

Shumë prej këtyre zonjave bukuroshe hoqën rrobat e tyre për të ndezur situatën me të brendshmet apo bikinit, gjë që duket se është kthyer në një traditë të Shën Valentinit vitet e fundit. Jennifer Lopez pozoi me të brendshme të kuqe të ndezur teksa ndjente aromën e trëndafilave të dhuruara nga Ben Affleck.

Yjet e Hollivudit festojnë Shën Valentinin, ja si u veshën ato
Jennifer Lopez

Kourtney Kardashian ka pozuar me bikini të kuqe me mantel dhe çizme; ajo ka qenë në Australi me bashkëshortin Travis Barker.

Yjet e Hollivudit festojnë Shën Valentinin, ja si u veshën ato
Kourtney Kardashian

Kendall Jenner ndau këtë imazh të vjetër nga një sesion fotografik ku dukej shumë e hollë dhe e tonifikuar me bikini të kuqe.

Yjet e Hollivudit festojnë Shën Valentinin, ja si u veshën ato
Kendall Jenner

Victoria Justice u shfaq me një fustan të kuq dhe me një tullumbace me zemër të kuqe.

Yjet e Hollivudit festojnë Shën Valentinin, ja si u veshën ato
Victoria Justice

Kylie Jenner u shfaq paksa ndryshe nga vajzat më lart. Tek veshja saj nuk kishte as zemra e as ngjyrë të kuqe. Ajo kishte veshur një pellush të madh dhe nje palë xhinse me bel të ulët duke treguar muskujt e tonifikuar të barkut.

Yjet e Hollivudit festojnë Shën Valentinin, ja si u veshën ato
Kylie Jenner

Të famshmit mund të themi se lanë gjurmë dashurie në rrjetet sociale, duke krijuar një spektakël të lezetshëm për fansat e tyre. Nga gjestet nostalgjike te mesazhet e përzemërta, këta yje shfaqën pa frikë dashurinë e tyre, duke e kthyer pragun e dashurisë në një festë të paharrueshme.

shen valentini hollivudi

Sondazh

Poll