Art&Argëtim

Gëzuar Shën Valentinin!! David Beckham uron publikisht gruan e tij me foton e ëmbël

Fotoja e zgjedhur nga David  ishte një foto e para disa kohëve ku dukej çifti teksa puthej në det nën perëndimin e diellit.

14 Shkurt 2024, 11:38 Nga DOSJA
Gëzuar Shën Valentinin!! David Beckham uron publikisht gruan e tij me
Victoria dhe David Beckham

SHBA- Çifti David dhe Victoria Beckham ishin ndër të parët që postuan për ditën e Shën Valentinit. Të dy postuan foto dedikuese  për njëri-tjetrin ku David i pari, e përshkroi Victorian si një grua, nënë dhe shoqe të ngushtë të mrekullueshme. Fotoja e zgjedhur nga David  ishte një foto e para disa kohëve ku dukej çifti teksa puthej në det nën perëndimin e diellit.

Ai shkruajti: Gëzuar Shën Valentinin gruas, mamasë dhe shoqes më të mrekullueshme. Të dua.

Ndërkohë Victoria postoi një foto dhe video humoristike të bashkëshortit të saj të veshur si cowboy.

Ajo shkruajti: Gëzuar Shën Valentinin cowboy, të dua shumë @davidbeckham!! Puthje @brooklynpeltzbeckham @romeobeckham @cruzbeckham #HarperSeven xx'. 

David dhe Victoria do të festojnë 25 vjetorin e tyre të martesës në korrik.

victoria beckham victoria dhe david beckham

Sondazh

Poll