Art&Argëtim

Transformim rrënjësor, nipi i Michael Jackson mishëron mbretin e popit në filmin e ri biografik

Filmi biografik i shumëpritur i përqëndruar te mbreti i popit nga Lionsgate dhe Universal do të shfaqet në kinema më 18 prill 2025.

14 Shkurt 2024, 11:56 Nga S.B
Transformim rrënjësor, nipi i Michael Jackson mishëron mbretin e
Jaafar Jackson

SHBA- Nipi i Jackson, Jaafar Jackson është rimishërimi i xhaxhait të tij në imazhin e parë të publikuar nga filmi "Michael" i Antoine Fuqua.

"Me Jaafar, çdo vështrim, çdo notë, çdo lëvizje kërcimi është Michael," tha producenti fitues i Oscarit Graham King. "Ai mishëron Michael në një mënyrë që asnjë aktor tjetër nuk mund ta bënte."

Filmi biografik i shumëpritur i përqëndruar te mbreti i popit nga Lionsgate dhe Universal do të shfaqet në kinema më 18 prill 2025. Në foto, Jaafar vesh një kostum të ngjashëm me atë që kishte veshur Jackson gjatë performancës së tij në MTV Video Music Awards në 1995. 27-vjeçari shndërrohet në Jackson me një bluzë të bardhë me jakë v, pantallona të zeza dhe një këmishë të bardhë. Flokët e tij janë të kapura bisht poshtë njësoj si Jackson.

"Ne kemi mbledhur një ekip të jashtëzakonshëm artistësh për këtë projekt duke nisur nga flokët dhe grimi, kostume, kinematografi, koreografi, ndriçim, gjithçka dhe disa që e njihnin dhe punuan me Michael po ribashkohen për këtë film," tha ai për Deadline. “Por më e rëndësishmja, është Jaafar ai që mishëron Michael. Ai shkon përtej ngjashmërisë fizike. Është shpirti i Michael që vjen në një mënyrë magjike. Duhet ta përjetosh për ta besuar.”

Transformim rrënjësor, nipi i Michael Jackson mishëron mbretin e
posteri i filmit

Në film luan gjithashtu Colman Domingo, 54 vjeç, si babai i Michael, Joe Jackson, Nia Long, 53 vjeç, si nëna e tij, Katherine Jackson dhe Miles Teller, 36, si menaxheri i tij për një kohë të gjatë, John Branca.

"Michael do t'i sjellë audiencës një portret të ndershëm dhe tërheqës të njeriut brilant, por të ndërlikuar, i cili u bë i njohur në mbarë botën si Mbreti i Popit", thuhet në një deklaratë për shtyp në film. “Filmi paraqet triumfet dhe tragjeditë e tij në një shkallë epike, kinematografike nga ana e tij njerëzore dhe betejat personale deri te gjeniu i pamohueshëm krijues. Si kurrë më parë, audienca do të përjetojë një vështrim të brendshëm të një prej artistëve më me ndikim dhe më të spikatur që bota ka njohur ndonjëherë.”

michael jackson jafaar jackson

Sondazh

Poll