Art&Argëtim

Çmimet "BAFTA 2024", David Beckham, Cate Blanchett dhe Dua Lipa ndër prezantuesit e konfirmuar

Në fakt, akoma nuk është konfirmuar se për cilat kategori do të prezantojë secili prej tyre.

13 Shkurt 2024, 21:20 Nga M.B
Çmimet "BAFTA 2024", David Beckham, Cate Blanchett dhe Dua Lipa
David Beckham, Cate Blanchett dhe Dua Lipa

BRITANI- David Beckham, Cate Blanchett dhe Dua Lipa, janë në mesin e atyre që u konfirmuan për të prezantuar nga një çmim të ceremonisë "BAFTA 2024". Në fakt, akoma nuk është konfirmuar se për cilat kategori do të prezantojë secili prej tyre, raportojnë mediat e huaja. Së bashku me ta në skenë gjatë natës do të jenë prezantuesit e tjerë: Adjoa Andoh, Hugh Grant dhe Lily Collins.

Emra të tjerë të konfirmuar që do të prezantojnë çmimet përfshijnë yjet e “The Crown”, Emma Corrin dhe Gillian Anderson, aktori i “Black Mirror” Himesh Patel dhe zëdhënësi i “Hijack”, Idris Elba. Mësohet se Phoebe Dynevor, Ayo Edebiri, Jacob Elordi, Mia McKenna-Bruce dhe Sophie Wilde janë në garë këtë vit. Hannah Waddingham është konfirmuar se do të performojë një këngë speciale gjatë ceremonisë.

Çmimet e filmit 'BAFTA' do të mbahen të dielën në mbrëmje në Royal Festival Hall në Londër. Ato do të transmetohen në Mbretërinë e Bashkuar në BBC dhe iPlayer dhe në SHBA dhe territore të tjera në platformën e transmetimit Britbox.

bebe rexha koncert

Sondazh

Poll