Art&Argëtim

Më shumë prerje sesa copë, Julia Fox guxon me veshjen e saj në javën e modës në New York

Ylli i "Uncut Gems", 34, bëri një paraqitje të guximshme me fustanin e saj të gjatë dhe të zi me shirita individualë që zgjateshin për të formuar prerje të gjera.

13 Shkurt 2024, 19:12 Nga S.B
Më shumë prerje sesa copë, Julia Fox guxon me veshjen e saj
Julia Fox

SHBA- Aktorja e njohur Julia Fox duket se është frymëzuar nga filmi i ardhshëm i 'Marvel' me pamjen e saj më të fundit në javën e modës në New York 2024, duke u shfaqur me një fustan të zi të prerë si rrjeta merimangash në shfaqjen e Laquan Smith në NYC të hënën mbrëma. Ylli i "Uncut Gems", 34, bëri një paraqitje të guximshme me fustanin e saj të gjatë dhe të zi me shirita individualë që zgjateshin për të formuar prerje të gjera.

Ndërsa tregoi shumë lëkurë në fustanin e guximshëm, ajo u mbulua me një pallto të gjatë të bardhë tip pellushi. Ajo kishte veshur taka të larta të zeza me platformë, dhe flokët e saj të sapolyer ngjyrë argjendi me onde të ndara në mes. Përsa i përket aksesoreve Julia ishte treguar e kursyer, sepse sigurisht vëmendjen duhet ta merrte veshja. Ajo ka vendosur vetëm unaza në formë kthetrash ngjyrë argjendi.

Më shumë prerje sesa copë, Julia Fox guxon me veshjen e saj
Julia Fox

julia fox java e modes new york

Sondazh

Poll