Art&Argëtim

"Janë kaq të fiksuar pas Hailey-t", fansat kritikojnë çiftin Selena Gomez dhe Benny Blanco për postimin e këtij të fundit

Hailey Bieber është themeluesja dhe pronarja e një marke për kujdesin e lëkurës dhe bukurisë e quajtur Rhode Skin.

13 Shkurt 2024, 17:12 Nga S.B
"Janë kaq të fiksuar pas Hailey-t", fansat kritikojnë
foto ilustruese

SHBA- Të dielën i dashuri i këngëtares Selena Gomez, producenti diskografik Benny Blanco, bëri bujë pasi postoi një foto të një hotdogu të kafshuar të vendosur mbi një celular përmes Story-t të tij në Instagram. Sapo u shfaq postimi, përdoruesit e rrjetit spekuluan se ishte një kunjë për Hailey Bieber, gruan e ish të dashurit të Selena Gomez, Justin Bieber.

Hailey Bieber është themeluesja dhe pronarja e një marke për kujdesin e lëkurës dhe bukurisë e quajtur Rhode Skin. Kohët e fundit, marka lançoi një koleksion të kllufave të telefonit me dizajne të bëra me porosi për të mbajtur produktet e buzëve të kompanisë. Bieber u shfaq në foto me kasën virale e cila ka një vend aposafat për të vendosur zbutësin e buzëve.

Përpara finales së Super Bowl LVIII, të dy Selena Gomez dhe Benny Blanco hodhën foto në Stories përkatëse në Instagram. Ndërsa ylli 31-vjeçar i Only Murders In the Building postoi disa foto të ëmbla me të dashurin e saj. Pavarësisht komenteve të fansave asnjë nga palët nuk ka reaguar në lidhje me këtë dramë të re. Shumë prej komentuesëve janë të mendimit se këtë kunjë e ka postuar Selena nga telefoni i të dashurit të saj.

Ndërkohë, Selena është në lidhje me ekzekutivin rekord Benny Blanco që nga vera e vitit 2023, të cilën e bënë publike në dhjetor të vitit të kaluar. Sa për Benny dhe Justin, dyshja kanë bashkëpunuar më parë në disa këngë duke përfshirë Eenie Meenie, Somebody to Love, Love Yourself, Cold Water dhe Lonely.

selena gomez hailey bieber benny blanco

Sondazh

Poll