Art&Argëtim

Amber Heard më në paqe se kurrë, shijon shëtitjen me vajzën e saj të vogël në Madrid

Ylli mbante veshur një këmishë me kuadrate dhe me ngjyra, dhe sipër kishte hedhur një xhaketë sportive të kuqe duke e kombinuar me një palë pantallona lëkure të zeza.

13 Shkurt 2024, 16:54 Nga S.B
Amber Heard më në paqe se kurrë, shijon shëtitjen me
Amber Heard dhe vajza e saj

SPANJË- Aktorja e njohur Amber Heard bëri një paraqitje tejet elegante teksa doli me vajzën e saj 2-vjeçare, Oonagh, për një ecje në Madrid të dielën. Aktorja e cila së fundmi ndau një foto të ëmbël me vajzën e saj të mitur gjatë xhirimeve të Aquaman 2 u pa duke shëtitur përgjatë një trotuari në qytet përpara se të vizitonte një treg me të voglën e saj.

Ylli mbante veshur një këmishë me kuadrate dhe me ngjyra, dhe sipër kishte hedhur një xhaketë sportive të kuqe duke e kombinuar me një palë pantallona lëkure të zeza. Flokët e saj bionde ishin kapur në mënyrë të crregullt me një kapëse të thjeshtë. Amber zgjodhi aksesorë minimalë dhe shtoi disa varse me zinxhirë floriri, si dhe një palë vathë të vogla. Aktorja e “Rum Diary” u pa duke buzëqeshur teksa mbante në krahë vajzën e saj teksa dyshja ecte nëpër qytetin plot zhurmë. Dyshja u ndal në një treg për të marrë disa ëmbëlsira të shijshme dhe Heard u pa duke ndarë një moment të ëmbël duke ngritur të voglën e saj në ajër.

Amber Heard më në paqe se kurrë, shijon shëtitjen me
Amber Heard dhe vajza e saj

Ylli mirëpriti vajzën e saj në prill 2021 përmes një nëne surrogate. Në atë kohë, ajo hyri në Instagramin e saj kryesor për të njoftuar lajmin special së bashku me një foto të adhurueshme që e tregonte atë të shtrirë në një divan me vajzën e saj të mbështetur në gjoks.

'Jam shumë e emocionuar të ndaj këtë lajm me ju. Katër vjet më parë vendosa që doja të kisha një fëmijë. Doja ta bëja sipas kushteve të mia”, u shkroi ajo fansave dhe ndjekësve të saj. “Tani e vlerësoj se sa radikale është për ne si gra të mendojmë për një nga pjesët më themelore të fatit tonë në këtë mënyrë. Shpresoj që të arrijmë në një pikë ku është normalizuar të mos duash një unazë për të pasur një fëmijë.'

amber heard

Sondazh

Poll