Art&Argëtim

"E postoj gruan time sa herë të dua, lini mbretin rehat", shpërthen Kanye West ndaj fansave të tij

Mesa duket komentet nuk i pëlqyen aspak West, dhe kjo e shtyu atë të postojë një video tjetër.

13 Shkurt 2024, 14:45 Nga S.B
"E postoj gruan time sa herë të dua, lini mbretin rehat",
West dhe Censori

SHBA- Reperi i njohur Kanye West u acarua tej mase me kritikat e njerëzve në lidhje me fotot që ai poston të gruas së tij, saqë nisi të ofendojë këdo që i dilte përpara. Të hënën reperi postoi të njejtën video që kishtë postuar edhe Bianca Censori gati 3 herë duke i bërë njërëzit shumë kuriozë. Mesa duket komentet nuk i pëlqyen aspak West, dhe kjo e shtyu atë të postojë një video tjetër.

“Thjesht doja t’ju thoja të gjithëve se e postova gruan time 3 herë qëllimisht” tha ai teksa po ecte në aeroport me Biancën e cila kishte veshur përsëri një veshje që tregonte shumë pjesë të trupit.

“Pra dua të dal tek kjo që, po më pyesni akoma se pse postoj gruan time dhe ndërkoh nuk i jepni vëmendje albumit që sapo hodha.” tha West duke ju referuar albumit të tij më të ri “Vultures”.

“Muzika më bën të lumtur. Më kuptoni? Nuk më intereson, do e postoj gruan time sa herë të dua. Postoje dhe ti gruan tënde në Instagram” përmbylli West.

West i cili u martua me Censorin në  dhjetor të vitit 2022, e adhuron të postojë gruan e tij me veshje tepër zbuluese.

"E postoj gruan time sa herë të dua, lini mbretin rehat",
Bianca Censori Super Bowl

kanye west bianca censori

Sondazh

Poll