Sport

Rúben Dias sulmon kritikët: "Sa më të suksesshëm të jemi, aq më shumë nuk na duan”

Qendërmbrojtësi i Man.Cityt nuk e fsheh momentin e trazuar të skuadrës, por thotë se kritikat shërbejnë si katalizator për grupin.

10 Shkurt 2024, 11:00 Nga DOSJA

Rúben Dias sulmon kritikët: "Sa më të suksesshëm

ANGLI - Ai nuk e fsheh faktin se skuadra nuk po kalon sezonet më të mira, të paktën në nivelin që ishte sezoni i kaluar, në të cilin fitoi tre tituj të rëndësishëm në kalendar (Premier League, FA Cup dhe Champions League). Ruben Dias u shpreh gjatë kësaj të premteje, se kritika nga publiku u shërbejnë si katalizator për të gjithë grupin e punës.

"Njerëzve u pëlqen të flasin dhe sa më shumë fitojmë, sa më shumë sukses të kemi si ekip dhe si individë, aq më shumë njerëz duan të na rrëzojnë. Ju lutemi bëni pak zhurmë rreth nesh, sepse do të ndihemi më mirë sa herë që fitojmë. Përsëri. Kështu i shoh unë gjërat. Ka pasur zhurmë më parë, por ne e duam atë kur ata e bëjnë",- tha qendërmbrojtësi portugez, i ekipit të drejtuar nga Pep Guardiola.

"Jemi në një situatë shumë të vështirë, pikërisht sepse fituam tripletën sezonin e kaluar. Është shumë e vështirë të ruajmë atë nivel, dhe nuk po flas për një tripletë, po flas përsëri për të fituar trofe. Ne e duam këtë klub, që të rritet jo vetëm për disa sezone, por gjatë gjithë kohës.

Do të jetë e vështirë. Do të ketë më shumë urrejtje dhe më shumë njerëz që do të përpiqen të na rrëzojnë dhe do të kemi më shumë kundërshtarë. Ne i pranojmë gjërat ashtu siç janë, sepse ky është procesi normal i fitores. Ne do të jemi të përgatitur për këtë”,- përfundoi ai.

Pas humbjes befasuese të Liverpool kundër Arsenalit në raundin e kaluar, Manchester City tani e gjen veten vetëm dy pikë larg kreut në Premier League (49/51).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll