Sport

Lakers zbulojnë të parën nga tre statujat e Kobe Bryant - Video, foto

Ceremonia u ndoq nga e veja e tij, Vanessa dhe legjendat e Lakers. Statuja është 6 metra e lartë dhe peshon 2 ton

10 Shkurt 2024, 09:30 Nga DOSJA

Lakers zbulojnë të parën nga tre statujat e Kobe Bryant - Video,

SHBA - Katër vite pas vdekjes së tij, Los Angeles Lakers, skuadra të cilës ai i shërbeu prej vitesh dhe me të cilën fitoi 5 kampionate NBA, prezantoi pak orë më parë në qytetin e Engjëjve statujën e Kobe Bryant. 

Ceremonia u organizua jashtë stadiumit të Lakers, në prani të vejushës së Kobe, Vanessa Bryant dhe tre fëmijëve të tij. Kishte legjenda të skuadrës si Jerry West, Magic Johnson, Kareem Abdul Jabbar dhe gjithashtu trajneri legjendar Phil Jackson, të cilët u shfaqën me shkop në këtë event. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by L'Équipe (@lequipe)

Kjo statujë e parë që do të zbulohet tregon Kobin të veshur me një fanellë të Lakers me nr. 8 dhe duke drejtuar gishtin drejt qiellit. Është fotografia e famshme e tij, duke dalë nga fusha, pasi shënoi 81 pikë në 2006 kundër Raptors!

Do të zbulohen edhe dy statuja të tjera. Njëra me fanellën me nr. 24 dhe tjetri do të ketë Kobin me vajzën e tij Gigi, e cila gjithashtu humbi jetën në rrëzimin fatal të helikopterit. 

Statuja që u prezantua është gjashtë metra e gjatë dhe peshon rreth 2 ton! Në bazën e statujës janë pesë kopje të trofeve përkatëse të Kobe, të fituara me Lakers dhe ajo qëndron në një bazë trekëndore, duke kujtuar kështu sulmin trekëndësh të Phil Jackson dhe Tex Winter.

“Kobe zgjodhi pozën që do ta shihni vetë. Kur kushdo që kundërshton nuk më djeg... një gozhdë”,- tha e veja e tij para zbulimit të shtatores. 

Më pas ajo theksoi: “Lëre lojën më mirë se sa e gjete. Dhe kur të jetë koha për t'u larguar, lini pas një legjendë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll