Sport

Është koha për të mirëpritur Bayernin dhe zgjatur duart trofeut: “Makina” e Xabi Alonso përballet me testin e titullit...

“Aspirinat” kryesojnë me dy pikë më shumë se rivali i tyre i Mynihut

10 Shkurt 2024, 10:00 Nga DOSJA

Është koha për të mirëpritur Bayernin dhe zgjatur duart

GJERMANI - Bayer Leverkusen është një rast unik në futbollin evropian këtë sezon. Pas 30 ndeshjesh, në të gjitha garat, skuadra e Xabi Alonso-s nuk ka humbur ende, ka 26 fitore dhe vetëm 4 barazime dhe sot mund të bëjë një hap gjigant drejt fitimit të Bundesligës, titull që nuk e kanë arritur kurrë.

Më së shumti “Aspirinat” kanë arritur të ishin nënkampion pesë herë (1996/97, 1998/99, 1999/2000, 2001/02 dhe 2010/11). Me 2 pikë epërsi ndaj Bayernit, Leverkusen përballen me provën më të vështirë në shtëpi ndaj bavarezëve, me të cilët barazuan (2-2) në Mynih, në raundin e parë.

“Për të mposhtur Bayernin, duhet të luajmë një lojë të nivelit të lartë, pothuajse perfekte. Do të ishte mirë të festonim pas ndeshjes, por nuk jemi ende aty”,- theksoi Xabi Alonso, i cili luajti për Bayernin si lojtar.

Nga ana tjetër, Thomas Tuchel beson se është e mundur të fitosh në Leverkusen. "30 ekipe u përpoqën dhe nuk arritën t'i mposhtin. Është një seri e jashtëzakonshme dhe e meritojnë. Ata po bëjnë shumë mirë, por ne jemi vetëm dy pikë prapa. Është një mundësi e mirë për ne që të hedhim letrat në tavolinë", kujtoi trajner i kampionit gjerman.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll