Sport

Juventusi “zhduk” përfundimisht Pogbanë… i heq edhe fanellën!

Përveç numrit 10 që i është ofruar me kontratën e re, Yildizit iu ofrua edhe një pagë prej një milion eurosh në vit dhe bashkëpunimi i ri do të zgjaste deri në verën e vitit 2029, shkruan Gazetta dello Sport.

9 Shkurt 2024, 18:01 Nga DOSJA

Juventusi “zhduk” përfundimisht Pogbanë… i heq edhe

ITALI - Paul Pogba është i pezulluar prej më shumë se pesë muajsh për shkak të dopingut dhe tifozët e futbollit kanë filluar ta harrojnë ngadalë dhe kjo ka bërë që Juventusi t’ia ofrojë numrin 10-të një tjetër lojtari.

Drejtuesit e gjigantit torinez aktualisht janë duke zhvilluar negociata me turkun e talentuar Kenan Yildiz për një kontratë të re dhe në kuadër të negociatave i kanë ofruar atij që të bëhet 10-shi i ri i Zonjës së Vjetër.

Juventusi “zhduk” përfundimisht Pogbanë… i heq edhe

Yildiz është vetëm 18 vjeç dhe këtë sezon ka impresionuar me paraqitjet e tij, duke luftuar për një vend në formacionin titullar të Juventusit. Për këtë drejtuesit e klubit po nxitojnë për të siguruar qëndrimin e tij në Torino edhe për vitet e ardhshme. 

Përveç numrit 10 që i është ofruar me kontratën e re, Yildizit iu ofrua edhe një pagë prej një milion eurosh në vit dhe bashkëpunimi i ri do të zgjaste deri në verën e vitit 2029, shkruan Gazetta dello Sport.

Yildiz ka lindur në Regensburg të Gjermanisë në vitin 2005, por ai luan për Turqinë dhe tashmë ka bërë tre paraqitje për përzgjedhjen A dhe ka shënuar një gol.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 9 Shkurt 2024, 16:52

Vitor Roque nuk e 'shpëton' as Apeli…

SPANJE - Komiteti i Apelit ratifikoi këtë të premte dënimin me një ndeshje të brazilianit Vitor Roque, i përjashtuar për...