Sport

Nuno Gomes dhe turneu në Moskë: “Kam njoftuar se nuk do të jem i pranishëm"...

Ambasada e Ukrainës në Portugali, ka shprehur "keqardhje dhe shqetësim të thellë" për pjesëmarrjen e futbollistëve luzitanë në këtë event

9 Shkurt 2024, 17:53 Nga DOSJA
Nuno Gomes dhe turneu në Moskë: “Kam njoftuar se nuk do të

PORTUGALI - Ish-futbollisti Nuno Gomes ka njoftuar këtë të enjte, se nuk do të marrë pjesë në një turne futbolli në Moskë, të titulluar ‘Legends Cup’, duke shpjeguar se tashmë i kishte njoftuar organizatorët për mungesën e tij.

Në një mesazh dërguar agjencisë “Lusa”, ish-ndërkombëtari deklaroi se "ai kishte njoftuar tashmë organizatorët se nuk do të ishte i pranishëm",- në ditën kur ambasada e Ukrainës në Portugali shprehu "keqardhje dhe shqetësim të thellë" për pjesëmarrjen e Nuno Gomes dhe Pedro Mendes në këtë garë.

"Ambasada e Ukrainës shpreh keqardhje të thellë dhe shqetësim për vendimin e ish-futbollistëve, Nuno Gomes, ambasador i Ligës Portugeze dhe ish-lojtar i Benficas dhe Pedro Mendes, për të marrë pjesë në ‘Legends Cup’ në Moskë, nga 9 deri më 11 shkurt”,- mund të lexohet në shënimin e publikuar.

Ngjarja që synon ish-futbollistë ndërkombëtarë, shihet nga ambasada ukrainase si një manovër propagandistike nga Moska "për të publikuar narrativat e saj dhe për të arritur objektivat politike në skenën ndërkombëtare", duke bërë thirrje për "solidaritetin dhe mbështetjen ndërkombëtare" të Portugalisë për Ukrainën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 9 Shkurt 2024, 16:52

Vitor Roque nuk e 'shpëton' as Apeli…

SPANJE - Komiteti i Apelit ratifikoi këtë të premte dënimin me një ndeshje të brazilianit Vitor Roque, i përjashtuar për...