Sport

E ardhmja e De Jong te Barcelona në ajër, largimi një mundësi reale…

E ardhmja e Frankie De Jong te Barcelona nuk duket e sigurt, të dy palët kanë dyshime për bashkëpunimin e tyre.

10 Shkurt 2024, 07:30 Nga DOSJA

E ardhmja e De Jong te Barcelona në ajër, largimi një

SPANJE - Verën e kaluar ai bëri gjithçka për të... anuluar marrëveshjen mes Barcelonës  dhe Manchester United për të qëndruar në Barcelonën e tij të dashur. Por pak muaj më vonë, të dhënat paraqiten ndryshe!

Sipas medias spanjole holandezi është i zhgënjyer me situatën e lojës së Barcelonës dhe ka filluar të mendojë për një largim të tij të mundshëm nga skuadra.

Ai gjithashtu beson se premtimet e bëra nga klubi për cilësinë në stadium nuk u mbajtën dhe për herë të parë e sheh të ardhmen e tij larg Spanjës!

Nga ana e saj, Barcelona mund të theksojë publikisht se nuk bëhet fjalë për largimin e De Jong, por ata e dinë se një shitje e mundshme e futbollistit të tyre më të paguar në verë, do të jetë një ndihmë e madhe për konsolidimin e financave të tyre.

Për sa kohë që situata në Angli nuk ndryshon, ata e vendosin sërish Manchester Unitedin në kornizë për rastin e De Jong-ut , pasi ai është dëshira e zjarrtë e Erik Ten Haag për të forcuar mesfushën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll