Sport

Zbulohet klubi që po përgatitet të hedh në gjyq Premier League…

Sky News ka raportuar se Premier Liga iu ka thënë 20 klubeve të tyre anëtare se njëra prej tyre ka paralajmëruar fillimin e procedurave të mundshme të arbitrazhit për të ndaluar ndryshimet në vazhdim.

9 Shkurt 2024, 18:20 Nga DOSJA
Zbulohet klubi që po përgatitet të hedh në gjyq Premier

ANGLI - Ndryshimet e rregullave të propozuara të Premier League mbi marrëveshjet tregtare mes palëve raportohet se janë sfiduar nga një klub që besohet të jetë Manchester City. Premier League dëshiron që të shtrëngojë rregullat e transaksioneve, gjë e cila do t’i ndalonte ekipet që të jenë në gjendje të nënshkruajnë marrëveshje tregtare me çmime të fryra me sponsorët me të cilët klubi ose pronarët mund të kenë lidhje të ngushta.

Sky News ka raportuar se Premier Liga iu ka thënë 20 klubeve të tyre anëtare se njëra prej tyre ka paralajmëruar fillimin e procedurave të mundshme të arbitrazhit për të ndaluar ndryshimet në vazhdim. Me 115 akuza të ngritura për shkelje financiare tashmë mbi ta, City besohet se është klubi i cili do të ndërmarrë veprime ligjore ndaj instancave të lartë të futbollit anglez. Kur Sheikh Mansour mori drejtimin e klubit në vitin 2008, kjo bëri që familja mbretërore të përfitonte 210 milionë euro (410 milionë gjatë asaj kohe).

Në maj të vitit 2023, revista Forbes vlerësoi pasurinë e Man Cityt 3.92 miliardë dollarë, duke i vendosur ata në vend të pestë si klubi më i vlefshëm në botë, pas Real Madridit, Manchester United, Barcelonës dhe Liverpoolit. Seancë dëgjimore nuk ka filluar ende edhe pse ka 1 vit që janë ngritur 115 akuzave kundër Cityt nga Premier Liga për shkelje të ndryshme të rregulloreve financiare midis 2009 dhe 2018, për shkak se kompleksiteti i çështjes nuk ka gjasa të sjellë një zgjidhje së shpejti.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll