Sport

Ancelotti i kujton shprehjen e mamasë Toni Kroos-it: “Respekto dëshirën e nënës…”

Nëse Kroos tërhiqet pas katër muajsh? Atëherë do të tregojë se ka karakter”, u shpreh Ancelotti.

9 Shkurt 2024, 17:41 Nga DOSJA
Ancelotti i kujton shprehjen e mamasë Toni Kroos-it: “Respekto

SPANJE- Tema e rinovimit të kontratës së Toni Kroos është gjithnjë e më aktuale në shtëpinë e Real Madrid. Mesfushori gjerman është i paqartë rreth së ardhmes teksa po mendon seriozisht të tërhiqet nga futbolli në moshën 34-vjeçare.

Së fundmi, rreth çështjes Kroos foli trajneri Carlo Ancelotti. Tekniku italian theksoi se nëse gjermani vendos të tërhiqet nga futbolli me fanellën e Real Madrid atëherë do të tregoj se ka shumë karakter.

“Mamaja e tij ka thënë se do të donte që Kroos të rinovojë? Atëherë, ai duhet të dëgjojë dhe respektojë prindërit, pasi në kohët e sotme kjo është e rrallë.

Të rinjtë e sotëm nuk i dëgjojnë shumë këshillat e prindërve. Por, gjithsesi ky është një vendim që i takon vetëm Kroos dhe jam i sigurt se ai do të marrë vendimin e duhur në kohën e duhur. Nëse Kroos tërhiqet pas katër muajsh? Atëherë do të tregojë se ka karakter”, u shpreh Ancelotti.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 9 Shkurt 2024, 16:52

Vitor Roque nuk e 'shpëton' as Apeli…

SPANJE - Komiteti i Apelit ratifikoi këtë të premte dënimin me një ndeshje të brazilianit Vitor Roque, i përjashtuar për...