Aktualitet

Afera e “Sterilizimit”, GJKKO pranon kërkesën e SPAK, zgjat afatin e hetimit me 1.5 muaj

SPAK kërkoi 3 muaj kohë për zgjatjen e hetimeve, ndërkohë që GJKKO ka miratuar kohën prej 1 muaj e 15 ditë.

9 Shkurt 2024, 14:47 Nga I.A
Afera e “Sterilizimit”, GJKKO pranon kërkesën e SPAK,
GJKKO

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka pranuar sot kërkesën e Prokurorisë për zgjatjen e afatit për hetimet në lidhje me aferën e Sterilizimit. SPAK kërkoi 3 muaj kohë për zgjatjen e hetimeve, ndërkohë që GJKKO ka miratuar kohën prej 1 muaj e 15 ditë. Po ashtu janë zgjatur afatet e paraburgimit me tre muaj për personat nën hetim Klodian Rjepaj, Ilir Rapaj, Marsela Serjani dhe Saimir Kadiu.

Njoftimi i GJKKO-së:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 06.02.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Zgjatjen e afatit të paraburgimit me tre muaj për personat nën hetim Klodian Rjepaj, Ilir Rapaj, Marsela Serjani dhe Saimir Kadiu.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112 dhe dhe 264 pika 2 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 95, datë 09.02.2024, vendosi:
Pranimin pjesërisht të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Zgjatjen e afatit të paraburgimit për një periudhë 1 (një) muaj e 15 (pesëmbëdhjetë) ditë, për personat nën hetim Klodian Rrjepaj, Ilir Rapaj Marsela Serjani dhe Saimir Kadiu, duke filluar ky afat nga data 02.2024 deri në datën 01.04.2024.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
Tiranë, më datë 09.02.2024 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Hetimi ka zbuluar se Ministria e Shëndetësisë, nuk ka kryer asnjëherë një kontroll faktik në centrale, subcentrale dhe qendrat backup gjatë gjithë kohës për investimet reale të kryera nga koncesionari. Gjatë këqyrjeve të bëra për llogari të hetimit të SPAK në dhjetor 2022-janar 2023 nga 18 qendra Back up të planifikuara sipas kontratës në të gjithë territorin, vetëm 5 të tilla funksionojnë në spitale. Sipas hetimit, kushtet e kontratës koncesionare janë në favor të koncensionarit. 

Pas hetimeve të nisura në 1 janar 2020, SPAK pretendon se ka gjetur elementë të veprave penale “shpërdorim detyre” e “falsifikim dokumentesh” nga zyrtarët, ku përfshihen, ish-zv.ministri Klodian Rjepaj, Saimir Kadiu, drejtor ekonomik dhe Marsela Serjanaj drejtoreshë juridike në Ministrinë e Shëndetësisë. Të njëjtat akuza janë ngritur nga SPAK për mjekun Arben Gjata, shef Kirurgjie dhe rektor i Universitetit të Mjekësisë, anëtarët e komisionit, Naile Ajazi, Genc Byrazeri e Petro Mersini, ish-drejtor i përgjithshëm i shërbimit spitalor në Ministrinë e Shëndetësisë.

gjkko afera e sterilizimit

Sondazh

Poll