Aktualitet

Në pranga 2 persona, kishin përshtatur subjekte për organizimin e lojërave të fatit

Në pranga u vu një 18-vjeçar me inicialet H.XH dhe një 57-vjeçar me inicialet A.XH, të dy banues në Tiranë.

9 Shkurt 2024, 14:22 Nga S.N
Në pranga 2 persona, kishin përshtatur subjekte për organizimin e
Fotot e celularëve të sekuestruar

TIRANË- 2 persona janë vënë në pranga dhe është proceduar penalisht 1 tjetër. Ata kishin përshtatur ambjentet e disa subjekteve për organzimin e lojërave të fatit si dhe vendosnin baste sportive ilegalisht nëpërmjet celularëve.

Në pranga u vu një 18-vjeçar me inicialet H.XH dhe një 57-vjeçar me inicialet A.XH, të dy banues në Tiranë. Në gjëndje të lirë u procedua një 37-vjeçar me inicialet F.XH.

Në bazë të operacionit të koduar “Echo” gjatë kontrollit në disa subjekte u bë e mundur shpërbërja e veprimtarisë kriminale. Në cilësinë e provës material u sekuestruan 3 telefona celularë që përdoreshin për veprimtarinë.

Në pranga 2 persona, kishin përshtatur subjekte për organizimin e

Njoftimi i Plotë i Policisë:

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike finalizon pas një pune të mirëfilltë hetimore, operacionin policor të koduar "Echo".

Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, të cilët kishin përshtatur ambientet e disa subjekteve, për organizimin e lojërave të fatit, si dhe ushtronin veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive, nëpërmjet celularëve.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, 3 celularë që shërbenin për vënien e basteve sportive.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Echo".

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit H. Xh., 18 vjeç, dhe A. Xh., 57 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. Xh., 37 vjeç.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa subjekte të vëna në dispozicion për organizimin e lojërave të fatit, u konstatuan këta shtetas, në celularët e të cilëve, shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 3 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

policia lojerat e fatit bastet online

Sondazh

Poll