Aktualitet

Kërkesa e SPAK për rikthimin e Jamambër Malltezit në qeli, 5 mars data për përballjen në Gjykatën e Lartë

SPAK bëri bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ndaj vendimit të Gjyqtares së Apelit të GJKKO-së Iliriana Olldashi që liroi nga burgu Jamarber Malltezin.

9 Shkurt 2024, 13:55 Nga N.F
Kërkesa e SPAK për rikthimin e Jamambër Malltezit në qeli, 5
Jamarbër Malltezi

TIRANË-  Gjykata e Lartë ka caktuar ditën kur do të zhvillohet seanca për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për rikthimin e Jamambër Malltezit në qeli. Datë e cila mësohet se është 5 mars. 

SPAK bëri bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ndaj vendimit të Gjyqtares së Apelit të GJKKO-së Iliriana Olldashi që liroi nga burgu Jamarber Malltezin. Malltezi ka depozituar rekursin në Gjykatë të Lartë duke kërkuar heqje të masës së sigurisë, me argumentin se nuk ka kryer asnjë vepër penale për të cilën prokuroria ka ngritur dyshimet.

Një muaj pas arrestimit të tij në aeroportin e Rinasit, Gjyqtarja e Apelit Olldashi vendosi të ndryshojë masën e sigurisë dhënë nga gjyqtarja e GJKKO-së Irena Gjoka nga "arrest me burg" në "arrest shtëpie"

 

spak jamarbermalltezi partizani

Sondazh

Poll