Politike

"Paratë për shkollat po i kalojnë inceneratorit të Tiranës", Balliu depoziton në SPAK kallëzim penal ndaj Veliajt

Balliu theksoi se paratë që do të shkonin për investime në kopshte dhe shkolla kanë shkuar te inceneratori.

9 Shkurt 2024, 14:13 Nga N.F
"Paratë për shkollat po i kalojnë inceneratorit të
Klevis Balliu

TIRANË- Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka depozituar një kallëzim penal në SPAK ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj për shpërdorim detyre për taksën e shkollës. Balliu theksoi se paratë që do të shkonin për investime në kopshte dhe shkolla kanë shkuar te inceneratori.

“Po bëhet 9 vite me këtë taksë. Me këtë taksë supozohej të paguheshin për shkolla të reja. Veliaj deklaron se do të ndërtojë shkolla dhe asgjë ska bërë. Paratë e taksës së infrastrukturës së shkollës kanë shkuar te inceneratori i Tiranës. Ka shkolla që janë ndërtuar me këtë taksë, por një pjesë tjetër ka shkuar për inceneratorin dhe te xhepi i Velijat. Kallëzimi bëhet për shpërdorim detyre dhe. Zona e Astirit nuk ka as shkolla dhe as kopshte. Një familje që ka një biznes, e paguan këtë taksë, por s’ka asnjë shkollë afër. Është taksë antikushtetuese. Të hetohen paratë që kanë shkuar te inceneratorët," tha Balliu.

veliaj klevis balliu spak incenerator

Sondazh

Poll