Politike

Ndotja e lartë në Tiranë, Alimehmeti: 18 herë më e lartë se shifra e pranuar nga OBSH

Alimehmeti u shpreh se ndotja është 18 herë më e lartë se norma e pranuar nga OBSH, ndërkohë që theksoi se si pasojë e saj qytetarët kanë probleme kardiovaskulare, probleme respiratorë si dhe një ndikim të lartë ka edhe në rritjen e numrit të fëmijëve me autizëm.

9 Shkurt 2024, 13:05 Nga N.F
Ndotja e lartë në Tiranë, Alimehmeti: 18 herë më e
Ilir Alimehmeti

TIRANË- Mjeku, Ilir Alimehmeti në një deklaratë për mediat ka theksuar ndotjen e lartë në ajrin në kryeqytet. Alimehmeti u shpreh se ndotja është 18 herë më e lartë se norma e pranuar nga OBSH, ndërkohë që theksoi se si pasojë e saj qytetarët kanë probleme kardiovaskulare, probleme respiratorë si dhe një ndikim të lartë ka edhe në rritjen e numrit të fëmijëve me autizëm.

“Ndotja me grimca shumë të imëta, PM 2.5, është18 fish më shumë se norma e lejuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Shkakton probleme kardiovaskulatem dhe respiratorë. Lidhet edhe me problemet e autizmit. Rrisku rritet me 64 përqind nëse një fëmijë ekspozohet në 10 mikrogram për metër kub. Ne jemi 33-93 mikrogram për metër kub”, tha ai.

ilir alimehmeti obsh

Sondazh

Poll