Politike

Marrëveshja me Italinë për refugjatët/ Bardhi: Drejtoresha e kabinetit të Ramës ka telefonuar të gjithë anëtarët e GJK

Ai u shpreh se ka një ndërhyrje politike tek çdo anëtar dhe prandaj kam bërë një reagim dhe i ka quajtur këto anëtarë "Vali Bizhgat e Gjykatës Kushtetuese".

8 Shkurt 2024, 21:08 Nga r.ll
Marrëveshja me Italinë për refugjatët/ Bardhi: Drejtoresha e
gazment bardhi

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlament të PD-së, Gazment Bardhi ka denoncuar drejtoreshën e kabinetit të kryeministrit, se ka marrë në telefon çdo anëtar të Gjykatës Kushtetuese që të linin në fuqi marrëveshjen e refugjatëve me Italinë.

Ai u shpreh se ka një ndërhyrje politike tek çdo anëtar dhe prandaj kam bërë një reagim dhe i ka quajtur këto anëtarë "Vali Bizhgat e Gjykatës Kushtetuese".

"Drejtoresha e kabinetit të kryeministrit, ka ndërhyrë tek çdo anëtar i Gjykatës i Kushtetuese në rastin e marrëveshjes me Italinë.

Ka një ndërhyrje politike tek çdo anëtar dhe prandaj kam bërë një reagim, dhe kam quajtur ato anëtarë që kanë votuar më së pari për të mos çuar çështjen në Strasburg dhe më pas për të mos u marrë me thelbin e marrëveshjes, por me procedurën e marrëveshjes, siç ka ndodhur kohët e fundit, i kam quajtur Vali Bizhgat e Gjykatës Kushtetuese.

Ka komunikuar me secilin prej anëtarëve të Kushtetueses, duke ju kërkuar lënien në fuqi të marrëveshjes dhe i kam denoncuar e do ta bëj sa herë do të kem informacion të besueshëm dhe sa herë të konstatoj se po shkelet ligji", tha Bardhi në Syri Tv.

gazment bardhi

Sondazh

Poll