Politike

Komisioni i Reformës Zgjedhore/ Gjiknuri: Çdo përfaqësues 15 minuta kohë. Alibeaj: Vetëm në këtë mënyrë mund të zhvillojmë

Në fillim të mbledhjes bashkëkryetari i komisionit Damian Gjiknuri u ka kujtuar përfaqësuesve të organizatave që kanë nga 15 minuta në dispozicion për rekomandimet e tyre për Reformën Zgjedhore. 

9 Shkurt 2024, 11:18 Nga I.A
Komisioni i Reformës Zgjedhore/ Gjiknuri: Çdo përfaqësues
Komisioni

TIRANË- Komisioni i Reformës Zgjedhore është mbledhur ditën e sotme online, për shkak të pamundësisë nga deputetët e Opozitës që mbledhja të bëhet në Kuvend. Në fillim të mbledhjes bashkëkryetari i komisionit Damian Gjiknuri u ka kujtuar përfaqësuesve të organizatave që kanë nga 15 minuta në dispozicion për rekomandimet e tyre për Reformën Zgjedhore. 

“Koha e limituar për cdo pjesëmarrës të mos i kalojë 15 minuta. Besoj është e mjaftueshme të adresohen të gjithë rekomandimet që keni," tha Gjiknuri.

Ndërkohë që Enkelejd Alibeaj deklaroi se kjo ishte mënyra e vetme që ky Komision mund të zhvillohej, pa u ndërprerë nga deputetët opozitarë.  

“Iu kërkoj ndjesë për moszhvillimin e kësaj mbledhje disa ditë më parë, për arsye që tashmë dihen. Besoj kam mirëkuptimin tuaj dhe kjo është një mënyrë që do u japë mundësi të shprehni pikëpamjet tuaja mbi atë se çfarë duhet të diskutojë komisioni i Reformës Zgjedhore. E mira do të ishte që përveç përshkrimit të asaj se çfarë mendoni, të depozitoni në formë të shkruar materialet që do të prodhoni gjatë kësaj periudhe” - tha Alibeaj.

komisioni i reformës zgjedhore damian gjiknuri enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll