Politike

Denoncoi ndërtimet në Bazën Detare të Sarandës, Artur Meçollari fiton gjyqin me Policinë Ushtarake: SPAK po heton edhe Presidentin Begaj

Meçollari ishte kallëzuar pas denoncimeve të njëpasnjëshme që kishte bërë në rrjetet sociale për ndërtimin e godinës 4 katëshe që po bëhej në Bazën Detare të Sarandës, që sipas tij kishte qëllim që të dilte nga Plani i Përhapjes dhe Vendosjes dhe ishte ndarë nga prona bazë pa vendimin e Presidentit.

9 Shkurt 2024, 07:21 Nga N.F
Denoncoi ndërtimet në Bazën Detare të Sarandës, Artur
Meçollari dhe Begaj

TIRANË- Ish-komandanti i Forcave të Armatosura, Artur Meçollari për mes një postimi ka njoftuar se ka fituar gjyqin me Policinë Ushtarake. Kjo e fundit kishte denoncuar Meçollarin për “Tregim të sekretit shtetëror nga persona që i është besuar”, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës ka vendosur pushimin e çështjes.

Meçollari ishte kallëzuar pas denoncimeve të njëpasnjëshme që kishte bërë në rrjetet sociale për ndërtimin e godinës 4 katëshe që po bëhej në Bazën Detare të Sarandës, që sipas tij kishte qëllim që të dilte nga Plani i Përhapjes dhe Vendosjes dhe ishte ndarë nga prona bazë pa vendimin e Presidentit.

Ish-komandanti i Forcave të Armatosura më tej në shkruan edhe për kallëzimin që ka bërë në SPAK për lejimin e ndërtimit të godinës 4-katëshe në Bazën Detare të Shëngjinit, pronë në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes, ku akuzohen për “shpërdorim detyre” Presidenti Bajram Begaj, atëherë me detyrë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, komandanti i Forcës Detare gjeneralbrigade Ilir Xhebexhia dhe komandanti i Policisë Ushtarake kolonel Altin Kurti.

Meçollari thotë se ky kallëzim po hetohet nga SPAK prej 3 vitesh për nevoja të hetimit janë pyetur du herë presidenti, Bajram Begaj, dy herë Ilir Xhebexhia dhe  një herë Altin Kurti. Gjithashtu janë marrë në pyetje edhe shumë ushtarakë dhe civil në FA.

Postimi i plotë:

Një fitore tjetër me drejtësinë e re kundër korrupsionit në FA. Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës, me vendimin e datës 28 dhjetor 2023, vendosi pranimin e kërkesës së Prokurorit për pushimin e çështjes penale kundër Artur Meçollari për “Tregim të sekretit shtetëror nga persona që i është besuar”.

Në kohën kur unë denoncoja, nëpërmjet Facebook, ndërtimin e godinës 4-katëshe në Bazën Detare të Shëngjinit, në fund të marsit 2021, Policia Ushtarake, bëri kallëzim në Prokurori kundër meje me akuzën “Tregim i sekretit shtetëror nga persona që i është besuar” bazuar në nenin 294 të Kodit Penal. Ky kallëzim kundër meje u bë ndërsa komandant i Policisë Ushtarake ishte kolonel Altin Kurti dhe Shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Bajram Begaj.

Po çfarë dokumenti “sekret” kisha treguar? Kisha treguar në Facebook Plan-Vendosjen e Pronës nr. 1311 (Gent Planin) e Bazës Detare të Sarandës, e cila me qëllim që të dilte nga Plani i Përhapjes dhe Vendosjes, ishte ndarë nga prona bazë pa vendimin e Presidentit dhe mbi këtë pronë u ndërtua godina 4-katëshe. Ky dokument nuk është i klasifikuar dhe as parashikohet nga urdhëri i MM që të klasifikohet.

Në mars 2021, nuk kisha dijeni për kallëzimin e Policisë Ushtarake kundër meje. Në 1 prill 2021 bëra një kallëzim penal në SPAK, ku të kallëzuar ishin Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA generalmajor Bajram Begaj, komandanti i Forcës Detare gjeneralbrigade Ilir Xhebexhia dhe komandanti i Policisë Ushtarake kolonel Altin Kurti. Kallëzimi konsistonte në “shpërdorim detyre” për lejimin e ndërtimit të godhinës 4-katëshe në Bazën Detare të Shëngjinit, pronë në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes.

Ky kallëzim është regjistruar nga SPAK me nr. 109/2021, çështja është nën hetim prej tre vitesh dhe për nevoja të hetimit janë pyetur nga SPAK, Bajram Begaj dy herë, Ilir Xhebexhia dy herë dhe Altin Kurti një herë, si dhe shumë ushtarakë dhe civil në FA. Vetëm pak ditë më parë, i pari në listen e të kallëzuarve Bajram Begaj, President, gradoi dy bashkëshoqëruesit e tij në kallëzim, Ilir Xhebexhia dhe Altin Kurtin.

artur meçollari bajram begaj spak

Sondazh

Poll