Politike

"Prokuroria e ka fshehur", Bardhi: Olsi Rama në dosjen e kokainës së "Xibrakës"

I ftuar në Syri TV ai tha se do të bëjë denoncimin ndaj tij në një emision televiziv. 

8 Shkurt 2024, 21:24 Nga r.ll
"Prokuroria e ka fshehur", Bardhi: Olsi Rama në dosjen e
gazment bardhi

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlament të PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar mbrëmjen e sotme se ka prova për përfshirjen e Olsi Ramës në dosjen e drogës së laboratorit të ‘Xibrakës’, por që prokuroria nuk e ka përfshirë, duke fshehur provat.

I ftuar në Syri TV ai tha se do të bëjë denoncimin ndaj tij në një emision televiziv. 

"Absolutisht kemi prova, siç i ka pasur provat edhe prokuroria, por me vetëdije e ka përjashtuar vëllain e kryeministrit nga përgjegjësia penale në çështjen e Xibrakës.

Thelbin e kam sqaruar, kam kërkuar që ta bëj atë denoncim, kam rëndë dakord dhe do të duhet të rakordoj kohën me emisionin televiziv me të cilin kemi rënë dakord", tha Bardhi.

olsi rama gazment bardhi

Sondazh

Poll