Politike

"Harxhuat më shumë kohë se sa premtuat"/ Alibeaj përplaset me Gjiknurin: E pahijshme t'i sulmojmë organizatat

Ndërkohë që Gjiknuri ka theksuar se duke qenë se është bashkëkryetar, ka folur dhe ne emër të tjerëve.

9 Shkurt 2024, 13:52 Nga I.A
"Harxhuat më shumë kohë se sa premtuat"/ Alibeaj
Komisioni i Reformes Zgjedhore

TIRANË- Bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore janë përplasur në mbledhjen e sotme online në lidhje me kohën e harxhuar nga secili prej tyre. Ka qenë Enkelejd Alibeaj, ai që i ka kërkuar Damian Gjinkurit që të mos harxhojë aq shumë kohë gjatë fjalës së tij. Ndërkohë që Gjiknuri ka theksuar se duke qenë se është bashkëkryetar, ka folur dhe ne emër të tjerëve.

Pjesë nga debati:

Alibeaj: Jemi bashkëkryetarë dhe të drejtat janë të barabarta. Sapo harxhuat më tepër kohë sesa ajo që premtuat.

Gjiknuri: Një nga detyrat e bashkëkryetarit është t’i japi legjitimitet dhe organit i cili qëndron dhe unë si bashkëkryetar mendova se fola dhe në emër të të tjerëve, megjithatë edhe ky është bashkëdrejtim.

Alibeaj: Flisni në emrin tuaj sepse nuk është e hijshme që ne i thërrasim organizatat e Shoqërisë Civile dhe pastaj t’i agresojmë në një farë mënyrë, nuk do të ishte e ndershme. As unë mund të mos jem dakord me konsideratat që Gogo tha në lidhje me procesin politik, por ne duhet ta dëgjojmë.

enkelejd alibeaj damian gjinkuri

Sondazh

Poll