Politike

Vota e emigrantëve, Rama: Procesi i vështirë sepse mungojnë të dhënat e shqiptarëve jashtë

Ai tha se çështja e databazës është pengesa më e madhe për të mundësuar votimin e diasporës.

8 Shkurt 2024, 20:40 Nga r.ll

Vota e emigrantëve, Rama: Procesi i vështirë sepse mungojnë

LUKSEMBURG- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me komunitetin shqiptar në Luxemburg u shpreh se vota e emigrantëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare është e vështirë të realizohet.

Shkak për këtë Rama përmendi mungesën e të dhënave të plota të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Ai tha se çështja e databazës është pengesa më e madhe për të mundësuar votimin e diasporës.

“Vota e emigrantëve nuk është çështje dëshire apo vullneti nga ana jonë se ne duam, por është çështje e bazës së të dhënave. Ne nuk kemi akoma sot një regjistër të popullsisë në emigracion. Edhe pse kemi bërë disa tentativa nuk kemi arritur sepse siç jemi ne shqiptarët, kur vjen puna edhe për të bërë pasaportën tonë ose kartën e identitetit shkojmë e duam atë ditë, në momentin kur na duhet se na duhet për të bërë diçka. Por kjo çështja e databazës na pengon shumë për ta bërë procesin e votimit të emigrantëve”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll