Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, vihet në pranga i arratisuri në Berat

Mësohet se Bello ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte arratisuar nga dënimi me 9 vite e 3 muaj burgim dhe pritet ekstradimi i tij në Itali. 

9 Shkurt 2024, 11:56 Nga S.B
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, vihet në pranga i
foto ilustruese

BERAT- Arrestohet 52-vjeçari i arratisur Hari Bello në Berat, i akuzuar nga Gjykata e Venecias për trafikim të lëndëve narkotike. Ditën e sotme është finalizuar operacioni policor “Operacionalja 2” në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”. Mësohet se Bello ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte arratisur nga dënimi me 9 vite e 3 muaj burgim dhe pritet ekstradimi i tij në Itali. 

Njoftimi i policisë:

Në vijim të operacioneve policore për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilat zhvillohen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, si dhe si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSH, në bashkëpunim me ato të DVP Berat, finalizuan operacionin policor të koduar “Operacionalja 2”.

Gjatë operacionit, në Berat, u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Hari Basko alias Hari Bello, 52 vjeç. Gjykata e Venecias e ka dënuar këtë shtetas, me 9 vjet, 3 muaj dhe 27 ditë burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë"

berat kapet i arratisuri

Sondazh

Poll