Aktualitet

Arrestohen dy persona dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër në Elbasan

Policia e Elbasanit ka ndërhyrë gjithashtu edhe në demontimin e disa predhave të gjetura në fshatin Xibrakë gjatë punime të rrugës Elbasan-Librazhd.

9 Shkurt 2024, 11:29 Nga S.B
Arrestohen dy persona dhe procedohet në gjendje të lirë një
foto ilustruese

ELBASAN- 2 persona janë arrestuar ditën e sotme nga Policia e Elbasanit dhe një tjetër po procedohet në gjendje të lirë. Mësohet se arrestimet janë bërë për shkeljet si dhunë ndaj prindit si dhe drejtim i mjetit në gjendje të dehur dhe përplasja e tij. Në gjendje të lirë po procedohet  një 17-vjeçar për kanosje ndaj një moshatari tjetër, si dhe i është sekuestruar edhe një mjet prerës i llojit biçak. Policia e Elbasanit ka ndërhyrë gjithashtu edhe në demontimin e disa predhave të gjetura në fshatin Xibrakë gjatë punime të rrugës Elbasan-Librazhd.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin G. Sh., 51 vjeç, banues në Gramsh, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babit të tij.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin P. S., 45 vjeç, banues në Prrenjas, sepse pasditen e djeshme, në aksin rrugor "Librazhd-Prrenjas", me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin M. F.. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 17 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme, në bulevardin "Aqif Pasha", ka kanosur me fjalë një 16-vjeçar. Policia, gjatë kontrollit fizik ndaj 17-vjeçarit, gjeti një mjet prerës (biçak), të cilin e sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

-Më datë 08.02.2024, shtetasi M. P., me detyrë inxhinier i firmës ndërtuese që kryen punimet në rrugën "Elbasan-Librazhd", ka njoftuar Policinë se gjatë punimeve, në fshatin Xibrakë, janë gjetur disa predha të vjetra luftarake. Policia ka kryer veprimet për këtë rast dhe ka njoftuar shërbimet e specializuara për demontimin e predhave.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

policia e elbasanit

Sondazh

Poll