Aktualitet

Në pranga 4 persona në Durrës/ 2 prej tyre për dhunë ndaj bashkëshortes

Policia e Durrësit arrestoi në flagrancë një 53-vjeçar me inicialet A.K banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

9 Shkurt 2024, 11:24 Nga S.N
Në pranga 4 persona në Durrës/ 2 prej tyre për dhunë
Foto Ilustrim

DURRËS- 4 persona janë vënë në pranga për vepra të ndryshme penale. Policia e Durrësit arrestoi në flagrancë një 53-vjeçar me inicialet A.K banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Një tjetër person është arrestuar për dhunë ndaj bashkëshortes, nga Policia e Shijakut. I arrestuar me incialet E.D 46 vjeç banonte në fshatin Kodër Sukth.

Në Kavajë u arrestua në flagrancë një 34-vjeçar me inicialet L.K , pasi gjatë kontrollit të automjetit me të cilin qarkullonte iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike kokainë si dhe një përforcues grushti. 34-vjeçari ishte banues në fshatin Lekaj.

Një 57-vjeçar nga Durrësi me inicialet L.Ç  u arretua pasi u zbulua se vidhte energji elektrike për pajisjet në lokalin e tij në lagjen 13 të qytetit.

Njoftimi i Plotë i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 46 vjeç, banues në fshatin Kodër Sukth, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin L. K., 34 vjeç, banues në fshatin Lekaj, pasi nga kontrolli në automjetin me të cilin qarkullonte, u gjetën një sasi e vogël lënde narkotike kokainë dhe një përforcues grushti.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin L. Ç., 57 vjeç, banues në Durrës, pasi nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet mbështetëse, ka rezultuar se ka vjedhur energji elektrike, për pajisjet në lokalin e tij, në lagjen nr. 13.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

policia dhune vjedhje droge

Sondazh

Poll