Bota

SHBA kritikon Kosovën për rregulloren e BQK-së/ Përmend sulmin në Banjskë: Lideri i atij organizimi kriminal endet i lirë në Serbi

Thomas-Greenfield ka kritikuar Serbinë për sulmin në Banjskë, teksa ka shprehur shqetësimin se Radoiçiç mbetet ende i lirë.

8 Shkurt 2024, 22:43 Nga r.ll
SHBA kritikon Kosovën për rregulloren e BQK-së/ Përmend
linda thomas greenfield

SHBA- Përfaqësuesja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield ka thënë se SHBA ka shprehur vërejtjet ndaj Kosovës për ndalimin e dinarit serb.

“Vendimi është marrë pa konsultim me popullatën lokale. Ne bëjmë thirrje që plani të shtyhet derisa të përgatitet popullata lokale. I kërkojmë edhe Serbisë që të bashkëpunojë në këtë çështje. Kemi shqetësim edhe për mbylljen e disa komunave dhe OJQ-ve serbe. Këto veprime nuk janë në përputhje me premtimet e Kosovës se do të zgjidh këto probleme në dialog. Ndërprerja e dërgesave për përfitimet shoqërore duhet të minimizohet derisa të përfundojë tranzicioni dhe po ashtu i bëjmë thirrje Qeverisë serbe që të bashkëpunojë në këtë drejtim.", tha ajo.

Thomas-Greenfield ka kritikuar Serbinë për sulmin në Banjskë, teksa ka shprehur shqetësimin se Radoiçiç mbetet ende i lirë.

“SHBA dënon edhe njëherë të sulmeve paramilitare serbë në Banjskë të Kosovës ku u vra një polic. Katër muaj pas sulmit Serbia ende nuk ka marrë në llogari ata që e kanë bërë sulmin. Lideri i këtij organizimi kriminal endet i lirë në Serbi. Serbia duhet të flasë me KFOR-in që një sulm i tillë të mos ndodh më”, ka deklaruar ajo.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të mos ndërmarrin veprime përshkallëzuese dhe t’i kthehen dialogut.

“Ne u bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet e pakoordinuara dhe përshkallëzuese dhe u bëjmë thirrje të kthehen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, që SHBA-ja vazhdon ta mbështesë fuqishëm. Të jem e qartë, është dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja dhe jo Këshilli i Sigurimit që duhet të jetë kanal për të zgjidhur çështjet që lidhen me normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, përfshirë edhe zgjidhje që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve”, ka deklaruar tutje Thomas-Greenfield.

okb kosove serbi linda thomas greenfield

Sondazh

Poll