Aktualitet

I dënuar nga disa vepra penale në Belgjikë, arrestohet 47-vjeçari shqiptar në Itali

Arrestimi i shqiptarit u krye sapo ai ka hyrë në territorin italian. 

8 Shkurt 2024, 17:21 Nga N.F
I dënuar nga disa vepra penale në Belgjikë, arrestohet
Foto ilustruese

ITALI- Një 47-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritet italiane, pasi ndaj tij kishte një urdhër arresti nga autoritetet belge. Arrestimi i shqiptarit u krye sapo ai ka hyrë në territorin italian. 

47-vjeçari shqiptar është dënuar në Belgjikë për kultivim, prodhim, përpunim, posedim dhe transport të lëndëve narkotike si dhe pjesëmarrje në organizata kriminale e përkushtuar për trafikun e drogës. Mediat italiaine raportojnë se oficerët e shoqëruan 47-vjeçarin në zyrat e Policisë Shkencore për t’i nënshtruar identifikimit me foto.

belgjike itali shqiptar

Sondazh

Poll